Integrimet, Mickoski vijon me kritika ndaj BE-së

Gazetare: Ajnur Bafqari

Edhe pas kthimit nga SHBA-ja, kryeministri Hristijan Mickoski vazhdon të jetë kritik ndaj BE-së që për dy dekada nuk ka njohur arritjet e vendit dhe nuk arrin të zgjidhë bllokimin e integrimit. I pyetur nëse gjatë vizitës në Uashington ka marrë mbështetje konkrete lidhur me integrimin evropian të vendit, Mickoski tha se mbështetje ka nga të gjitha palët, por realiteti është se me dekada qëndrohet në vend numëro.

“Marrim ne nga të gjitha palët mbështetje konkrete, askush nuk ka thënë na falni por nuk ju mbështesim në eurointegrimet. Të gjithë i kuptojnë argumentet tona, të gjithë mbrapa perdeve na i shtrëngojnë duart dhe na thonë, kjo është e vërteta, mjaft me standarde të dyfishta, është e nevojshme të shkoni përpara, por për fat të keq, ja ka disa vende, më saktë një vend anëtare në BE, që tenton të na kthejë mbrapa në mesjetë, në vend që të punojmë në shekullin 21. Më pengon që 20 vite nuk mund të lëvizim asnjë milimetër, jo sepse nuk jam i mirë, por sepse dikush duhet të zgjidh çështje të shekullit 10, 11 tani në shekullin 21“, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Mickoski foli për rëndësinë e krijimit të partnerëve strategjik, duke nënvizuar se kudo jashtë vendit, përpara sa më shumë bashkëbiseduesve kredibil duhet thënë e vërteta për Maqedoninë dhe rrugën e saj eurointegruese.

“A do të ndryshojë diçka nuk e di, por a do të luftoj, ja unë ju garantoj se edhe më tej do të luftoj edhe më shumë, ja të premten jam në një vizitë të konfirmuar, shkoj te Presidenti në Turqi, në drekë private me Erdoganin në Stamboll. Edhe atje do të flasim, për konfirmimin e partneritetit strategjik mes Maqedonisë dhe Turqisë. Të hënën dhe të martën udhëtojmë në Budapest, në konferencë qeveritare…“, shtoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Kryeministri Mickoski qëndroi disa ditë në Amerikë, dhe kjo është hera e dytë që ai viziton SHBA-të, brenda vetëm pak javësh./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme