VLEN: Është koha që BDI të bëjë një veting të vërtetë, edhe atë duke filluar nga Bujar Osmani

Koalicioni VLEN kërkon që BDI të fillojë të bëjë vetingun e vërtetë duke filluar nga Bujar Osmani dhe t’i sqarojë opinionit se kush e shpëtoi atë nga ndëshkimi gjyqësor.

“BDI vazhdon të përpiqet ta mashtrojë opinionin me premtimet e tyre të rreme për veting dhe “pastrim të brendshëm”. Por, nëse vërtet duan të luftojnë korrupsionin, le të fillojnë nga Bujar Osmani, njeriu që çuditërisht u shpëtua nga përgjegjësia gjyqësore. BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë se kush e shpëtoi Bujar Osmanin nga ndëshkimi gjyqësor. Lënda e ngritur nga PSP kundër tij përfundoi në mënyrë misterioze pa proces gjyqësor! Kush ishin ata që e mbrojtën dhe pse institucionet heshtin? Kush e ndihmoi të shpëtojë nga akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të funksionit? Kujt i detyrohet Bujar Osmani për lirinë e tij, këtë duhet ta sqarojë BDI”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VLEN-it, nga ku kërkojnë gjithashtu që të verifikohet nepotizmi i Bujar Osmanit.

“Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kuadrot nuk u përzgjodhën sipas kritereve profesionale, por sipas lidhjeve personale me Bujar Osmanin dhe shokun e tij, Artan Grubin. Janë punësuar miq, të afërm dhe shokë, e jo kuadro të afta dhe të kualifikuara. BDI, në vetingun e saj, le të hetojë edhe tenderët që Bujar Osmani i dha për firmat partiake”, akuzojnë nga VLEN. Nga atje thonë se Ministria e Punëve të Jashtme u shndërrua në një qendër korrupsioni, ku u dhanë tenderë miliona eurosh për firma të afërta me BDI-në. Firmat e kolegëve të tij partiakë morën tenderë me shuma milionëshe për ngjarje që zgjatën vetëm një ose dy ditë. Është e rëndësishme që BDI të zbulojë se ku përfunduan ato para”, thonë nga VLEN.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme