Türkiye: OKB të caktojë të dërguar special për islamofobinë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

Zëvendësministri i Jashtëm i Türkiyes, Mehmet Kemal Bozay bëri thirrje për emërimin e një të dërguari të posaçëm të OKB-së për të luftuar islamofobinë, duke theksuar nevojën urgjente për të trajtuar gjuhën e urrejtjes në rritje dhe diskriminimin kundër muslimanëve, transmeton Anadolu.

“Urrejtja kundër Islamit, racizmi, ksenofobia, diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes nga e djathta ekstreme po rriten. Vështirë të kalojë një ditë pa armiqësi dhe shkelje të të drejtave themelore të muslimanëve, përfshirë sulmet ndaj jetës së tyre, xhamive dhe Kuranit të Shenjtë”, tha Bozay në fjalimin e tij në segmentin e nivelit të lartë të sesionit të 58-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

“Rezolutat e OKB-së që përcaktojnë djegien e librave të shenjtë si urrejtje fetare janë të rëndësishme, por nevojiten më shumë hapa. Një i dërguar i posaçëm i OKB-së për të luftuar islamofobinë duhet të emërohet së shpejti”, apeloi Bozay.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme