Ministria e Mjedisit Jetësor i cilëson si spekulime akuzat e LSDM-së dhe BDI-së

Ministria e Mjedisit Jetësor i hedh poshtë akuzat e opozitës e cila sipas tyre keqinterpreton vërejtjet e Inspektoratit Administrativ. Sipas tyre, raportet i referohen një praktike paraprake e vënë në funksion nga ish ministrat e BDI-së në Mjedisin Jetësor. Sipas resorit me të cilin udhëheq zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti vëzhgimi i bërë nga inspektorati nuk ka të bëjë me punën e menaxhmentit aktual, por me një proces të vazhdueshëm administrativ të trashëguar nga vitet e mëparshme.

“Së pari, paralajmërimet dhe vërejtjet për punën në zyrë dhe atë arkivore të shërbimeve në Ministri nuk përbëjnë skandal. Së dyti, bëhet fjalë për mbikëqyrje të rregullt dhe të vazhdueshme inspektuese. Së treti, vërejtjet e inspektoratit i referohen një praktike të futur në vitin 2017”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

Ministria e Mjedisit Jetësor ka dërguar 5 dokumente që i referohen vërejtjeve të ngjashme të Inspektoratit Administrativ. Nga ky resor i bëjnë thirrje mediave që të shkojnë dhe në mënyrë transparente të njoftohen me të gjitha dëshmitë dhe procedurat përkatëse.

“I ftojmë të gjitha mediat e interesuara të vijnë në ambientet e Ministrisë, ku do t’iu prezantohen të gjitha materialet arkivore që lidhen me këtë procedurë. Nuk ka asgjë për të fshehur – puna e Ministrisë është e hapur për shqyrtim publik”, njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

Ditë më parë, LSDM-ja ndërsa paraprakisht BDI-ja publikoi dokumente përmes të cilave pretendojnë se për shkak të dyshimeve për korrupsion, Inspektorati Administrativ i ka marrë kompetencat ministrit ë Mjedisit Jetësor në nënshkrimin e dokumenteve administrative. Kryeministri Hristijan Mickoski i bëri thirrje gjithkujt që ka dëshmi për këtë skandal, t’i dorëzon të njëjtat në Qeveri dhe Prokurori. Ai shtoi se besimi i tij ndaj zëvendëskryeministrit është i palëkundur dhe se opozita po orkestron akuza të paqena. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme