“Kishte informator Erion Alibej, njëherë i dha 20 mijë euro”- Nuredin Dumani përplaset me ish “ushtarin” e tij! Xhulian Hoxha: Më ke parë me sytë e tu duke marr lekë? Kujt i kam shërbyer tek…

Vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani, i kthyer në të penduar të drejtësisë, është përplasur ,e ish “ushtarin” e tij, Xhuliano Hoxha gjatë dëshmisë së dhënë në GJKKO.


Pjesë nga seanca në GJKKO

Nuredin Dumani: Alibej vendosi edhe ca kamera në një pallat aty. Në vijimësi më sillte foto, përmes SKY.

Hasa: Çfarë marrëdhënie kishte Alibeaj me Xhulian Hoxhajn?

Nuredin Dumani: Shoqërore. Alibeaj e paguante për informacionet që i sillte Xhulian Hoxhaj. I jepte lekë. Njëherë më ka thënë Erioni që i ka dhënë 20 mijë euro.

Hasa: Kush të ndihmoi në vrasjen e Ramazanit?

Nuredin Dumani: Informacion merrja nga Alibej, por kisha edhe Henrik Hoxhën, që dinte lëvizjet dhe makinat e Emiliano Ramazanit. Ne kishim informatore një instruktor epalestre. Ajo na jepte informacion me telefon për lëvizjet e tij, kur ikte nga palestra.

Hasa: Kush e mori vendimin për vrasjen e Rigers Runajt?

Nuredin Dumani: Erion Alibej e mori.

Hasa: Kur vendosët të vrisni Bujar Çelën dhe arsyeja?

Nuredin Dumani: Ishte vendosur me herët. Ato ditë po shikonim ku rrinte Dine Çami. Si duket ai i kishte marrë masat. U vendos kur u vra shoku im i fëmijërisë Klevis Kapllani, më 15 shtator, në mos gaboj.

Lija mjetet e punës tek shtëpia e tij, pasi e njihja mirë zonën.

Më njoftoi Enver Diva se e kishin vrarë Kapllanin. Dola nga shtëpia e Arjan Spahiut dhe kam shkuar aty afër me Enverin dhe Xhixhën. Kaluam afër. E pamë makinën të qëlluar me plumba. Ikëm deri në Rrogozhinë dhe kur u kthyem mora Alibeajn dhe i thamë se do e vrisja Bujar Çelën.

Me 16 në darkë, mos gaboj, shtator, u bëmë gatim morëm 2 makinat që kishim në disponim, të dyja të vjedhura. Pritëm jashtë atë natë. Unë nuk kisha fjetur fare, që kur u vra Klevisi.

Unë i dija lëvizjet e Bujarit. Nga Elio e dija se ku pinte kafe çdo ditë.

Unë nuk i shkova tek shtëpia, por afër qëndroi Enver Diva dhe Besian Xhixha. Unë nuk doja të afrohesha në zonë.

U duk sikur ranë në sy dhe lëvizëm drejt Cërrikut.

Unë ju thashë “ore ai do dali për kafe”. U kthyem dhe pasi furnizova mjetin me karburant shkuam dhe e gjetëm atje tek kafja.

Hasa: E ke njohur bashkëshorten e Xhulian Hoxhës?

Nuredin Dumani: Po.

Hasa: Me çfarë komunikonit me Erionin dhe bashkëshorten e Xhulianit.

Nuredin Dumani: Me Sky.

I pandehuri Xhulian Hoxha:

Më herët Dumani ka thënë që unë i kam shërbyer grupit Capja. Kujt i kam shërbyer unë.

Nuredin Dumani: Emër nuk di.

Xhulian Hoxha: Po ku e di ti.

Nuredin Dumani: Në fillim më ka thënë Erioni. Por më vonë më ka thënë edhe Suel Çela. Ai kishte një dokument, deklarim, që sipas tij i kishte shërbyer Çapjave.

Hoxha: Ti më ke parë vetë me sytë e tu?

Nuredin Dumani: Jo, unë vetë jo. Nuk të kam takuar ndonjëherë. Çfarë më ka thënë Erioni dhe Sueli.

Hoxha: A jemi parë ndonjëherë?

Nuredin Dumani: Po, jemi shkëmbyer tek pallati.

Hoxha: Ku i kisha kamerat tek shtëpia.

Nuredin Dumani: Tek dera e shtëpisë tënde kishte kamera.

Hoxha: Më ka parë me sytë e tij të marr lekë nga Alibeaj?

Nuredin Dumani: Unë vete jo, por diskutoja me Alibeajn.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme