Trafikonte lëndë narkotike, arrestohet pjesëtari i një organizate kriminale! Kush është 43-vjeçari i dënuar me 7 vite burg në Itali

Një 43-vjeçar, i dënuar me burg në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale, është arrestuar në Kavajë.


Ervin Balliu, banues në fshatin Gosë të Rrogozhinës, është dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burg, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

43-vjeçari u vendos në pranga me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj. Raportohet se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos me vendimin e datës 06 qershor 2023, e ka dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seven”.

Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin shtetasi Ervin Balliu, 43 vjeç, banues në fshatin Gosë, Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 06.06.2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, sipas Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme