Nëpër rrjetet sociale ka një shpërthim dezinformatash, gjuhë të urrejtjes dhe propagandë që paraqesin rrezik për demokracinë në përgjithësi. Kështu u tha gjatë panel diskutimit të organizuar nga Instituti për Media dhe Analitikë, ku panelistët folën për ballafaqimin me dezinformatat nëpër rrjetet sociale. Në pajtueshmëri me rregullativën e re të Bashkimit Evropian, Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele merr kompetenca në pjesën e mediave online dhe rrjeteve sociale.
“Nga korriku i vitit 2023, me ndryshimet e ligjit për shërbime audio dhe audio vizuele, u bë harmonizim I këtij ligji me direktivën për shërbime audio vizuele të BE-së, në pjesën ku Agjencia si trup rregullator, u bë kompetente për platformat për shpërndarjen e videove, për shembuj siç janë facebook, youtube, tiktok dhe kështu me radhë,” tha Emilija Ptreska Kamenjarova, Agjencia për Shërbime audio dhe audio vizuele. /alsat.mk