Kuvend: Miratohet nisma për ndotjen dhe efektet e ndotjes

Gazetare: Ajnur Bafqari

Anëtarët e komisionit të shëndetësisë njëzëri miratuan propozim vendimin për mbajtjen e një diskutimi mbi” Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytetet tjera ndaj shëndetit të njerëzve dhe masat që merren për mbrojtjen e shëndetit publik”. Kryetarja e këtij komisioni, Rashella Mizrahi, tha se pas marrjes së dritës jeshile sot, nënkupton se hapet rruga për thirrjen e ekspertëve të fushës, që do të elaborojnë se cilat janë efektet e ndotjes mbi shëndetin e qytetarëve.

“Titulli i këtij diskutimi dikton edhe konkluzionet dhe cilat janë qëllimet, këtu flasim për efektet e ndotjes së ajrit mbi shëndetin e qytetarëve, që domethënë se në pjesë më të madhe do të ftohen, punonjës shëndetësorë, drejtorë të spitaleve, përfaqësues të institutit të shëndetit publik dhe kështu me radhë, që të elaborojnë se cilat janë efektet mbi shëndetin tonë,” tha Rashella Mizrahi, VMRO-DPMNE.

Që në fillim të seancës LSDM konfirmoi se do ta mbështesë këtë iniciativë të shumicës parlamentare, duke nënvizuar se në fund të ditës pavarësisht përkatësisë partiake, të gjithë e thithim të njëjtin ajër.

“Ne do të marrim pjesë në diskutimin mbikëqyrës që është iniciuar nga shumica parlamentare, sepse vlerësoj se të gjithë së bashku duhet të diskutojmë pa shumë politikë, sepse në fund të ditës e thithim të njëjtin ajër dhe fëmijët tanë jetojnë nën të njëjtin nën qiell,” deklaroi Fatmir Bytyqi, LSDM.

Prej sot vijon afati që e kanë anëtarët e komisionit për dorëzimin e propozimeve se cilët përfaqësues do të thirren në diskutimin mbikëqyrës që do të fillojë më 20 mars. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme