BFI i reagon Kushtetueses: Nxënësve të Medresesë të mos u cenohet e drejta për shkollim

Gazetar: Suad Bajrami

Bashkësia Fetare Islame reagon ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me hapjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Qeverisë që i dha dritë jeshile themelimit të “Medresesë Isa Beu” si shkollë e rregullt private, shkruan Alsat.

Sa ishte shkollë fetare medresantët nuk mundeshin të vazhdonin shkollimin e lartë në universitetet shtetërore. Ndonëse në fazën e radhës, sipas procedurës, Gjykata Kushtetuese duhet ta shfuqizojë ose anulojë vendimin e qeverisë teknike të udhëhequr nga Talat Xhaferi, nga BFI, theksojnë se mbesin me shpresë që Kushtetuesja të reflektojë dhe të sjellë vendim të drejtë në dobi të nxënësve.

“Me një̈ vigjilencë dhe përpjekje maksimale dyvjeçare akredituam, po me të njëjtën vigjilencë dhe përpjekje do të sigurojmë që nxënësve të Medresesë̈ të mos u cenohet e drejta për shkollim, t’u garantohet barazia dhe t’u sigurohen kushte që krah më krah me nxënësit tjerë̈ të shkollave të akredituara t’i kontribuojnë̈ vendit dhe shoqërisë̈, sepse fundja edhe ata janë̈ bijë dhe bija konstruktivë dhe qytetarë lojalë të kësaj shoqërie”, thanë nga Bashkësia Fetare Islame.

Prej atje, theksojnë se themelimi i Medresesë është bërë sipas Ligjit për Arsim të Mesëm, në procedurë transparente, duke kaluar të gjitha filtrat nga ligjvënësi, ashtu siç subjektet tjera fizike e juridike kanë themeluar ydhe themelojnë institucione arsimore në vend,.

“Plan programet e Medresesë morën dritë jeshile nga Byroja për Arsim, kurse kuadri mësimor dhe ai profesional kaloi filtrin e Inspektoratit Shtetëror për Arsim gjë̈ që rezultoi në marrjen e mendimit të tretë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Vendimit nga Qeveria e RMV-së për akreditimin e Medresesë̈ Isa Beu”, deklaruan nga Bashkësia Fetare Islame.

Nga BFI, thonë se janë të habitur se si gjykatësit kushtetues i kanë vënë mision vetes për të mbrojtur sekularitetin, derisa nuk përmendet askund në Kushtetutë.

Megjithatë, gjykatësit kushtetues mbështeten në amendamentin 7 të Kushtetutës, në të cilin theksohet qartë ndarja e religjionit nga shteti. Plotësisht, qëndrimin për hapjen e procedurës e mbështesin në bazë të paragrafit 2 të të njëjtit amendament në të cilin thuhet se bashkësitë fetare mund të themelojnë shkolla, por të njëjtat duhet të jenë fetare.

BFI, thirret në të drejtën që del nga paragrafi 6 i nenit 10 të Ligjit për Arsim të Mesëm, në të cilin thuhet se shkollë të mesme private mund të themelojë personi juridik dhe personi fizik i huaj dhe i vendit në bazë të lejes, në pajtim me këtë ligj.

Megjithatë, gjykatësit kushtetues, theksojnë se pavarësisht statusit juridik të BFI-së, ajo është bashkësi fetare dhe si e tillë ndalohet që të themelojë shkollë. Ata mbështeten në nenin 7 të Ligjit për Arsim të Mesëm, i cili thekson se ndalohet çfarëdolloj organizimi dhe veprimi fetar në shkolla të mesme.

Më 26 mars të vitit të kaluar, qeveria e udhëhequr nga Xhaferi njoftoi opinionin nëpërmjet një komunikate se ka zgjidhur problemin e nxënësve të Medresesë Isa Beu, të cilët nuk mund të futeshin në provimin e maturës shtetërore e më pas dhe të regjistroheshin në universitetet shtetërore. Me vendimin, Medreseja, e cila paraprakisht funksiononte shkollë fetare islame u transformua në gjimnaz privat, e cila do të zhvillonte procesin mësimor ashtu si të gjitha shkollat tjera, sipas programit të Byrosë për Zhvillimit të Arsimit. Shfuqizimi apo anulimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese, do të kthente procesin mbrapa. /alsat.mk

https://alsat.mk/kushtetuesja-nis-proceduren-per-vendimin-e-qeverise-e-cila-medresese-isa-beu-i-dha-statusin-e-shkolles-se-mesme-te-rregullt/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme