Operacion policor kundër shitjes së lëndëve narkotike, në pranga 4 të rinj! Sekuestrohen 11 kg kanabis, detajet

Një operacion policor kundër shitjes së lëndëve narkotike ka bërë që 4 të rinj të arrestohen në kryeqytet.


Në pranga kanë rënë shtetasit J. M, 27 vjeç dhe J. M., 35 vjeç të dy banues në Tropojë;  Gj. H., 28 vjeç dhe O. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Operacioni u zhvillua në rrugën “Bill Klinton”, ku shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Carry on”.

U kapën në flagrancë duke transportuar 11 kilogramë kanabis, me qëllim shitjen, vihen në pranga 4 shtetas.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale, të DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi proaktiv, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore tremujore, ka organizuar dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Carry on”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

J. M, 27 vjeç dhe J. M., 35 vjeç të dy banues në Tropojë; Gj. H., 28 vjeç dhe O. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 5 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme