Arrestohet personi që e plagosi Azem Vllasin?

Policia e Kosovës para pak çastesh e ka arrestuar të dyshuarin për plagosjen e avokatit, Azem Vllasi.

Gazeta Blic nga burime brenda Policisë ka marrë vesh se arrestimi i i Murat Jasharit, ka ndodhur para pak çastesh.

Ndryshe, Murat Jashari është vëllai i ish- komandantit Ismet Jashari- Kumanova.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë Gazetës Blic se për këtë çështje në ora 15:00 do të ketë një konferencë për media.

Azem Vllasi është plagosur mëngjesin e sotëm afër banesës së tij në qendër të Prishtinës.

Ai aktualisht ndodhet i shtrirë në Klinikën e Traumatologjisë në QKUK me gjendje stabile.

Policia e Kosovës po e ruan me forcat e saj si jashtë ashtu edhe brenda Klinikës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme