Një 22-vjeçar nga Turqia ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet se bleu karburant me para të falsifikuara.
“Pas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Çermë e Sipërme, se një shtetas kishte paguar për furnizimin e automjetit, me kartëmonedha false(dollarë), Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ka organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin”, njofton policia e Fierit.
Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. O., 22 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjet të cilin ky shtetas e kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një kartëmonedhë 100 dollarëshe, e dyshuar e falsifikuar.
Njoftimi
Bleu karburant me kartëmonedha false(dollarë), identifikohet dhe vihet në pranga 22-vjeçari turk.
Pas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Çermë e Sipërme, se një shtetas kishte paguar për furnizimin e automjetit, me kartëmonedha false(dollarë), Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ka organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin.
Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. O., 22 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjet të cilin ky shtetas e kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një kartëmonedhë 100 dollarëshe, e dyshuar e falsifikuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.