Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt me homologun amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne nuk do të vazhdojmë më të shkruajmë çeke të bardhë për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe reale dhe të qëndrueshme”, tha Leavitt.
“Është e shkëlqyer që kamerat ishin duke regjistruar, sepse populli amerikan dhe i gjithë bota panë se me çfarë po përballet presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, shtoi ajo.
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?
Më herët, The Washington Post raportoi se administrata Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndalimit të dërgesave të ndihmave ushtarake në vazhdim për Ukrainën, që vlerësohen në miliarda dollarë.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Ukraina nuk kanë arritur gjuhën e përbashkët rreth mineraleve të rralla ukrainase, të cilat i dëshiron me këmbëngulje administrata Trump.