Operacioni mes SPAK, AMP dhe Policisë së Shtetit/ Lëshohen 10 masa sigurie, arrestohen 3 oficerë, një tjetër shpallet në kërkim! Akuzohen për grup kriminal dhe trafik narkotikësh (EMRAT)

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me operacionin e përbashkët midis SPAK, AMP dhe Policisë së Shtetit, i cili po zhvillohet që prej mbrëmjes së djeshme (28 shkurt).


Operacioni i 3 strukturave është shtrirë në disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Vlorën, Gjirokastrën dhe Sarandën.

GJKKO, me kërkesë të SPAK-ut, ka nënshkruar 10 masa sigurie.

Nga këto 10 masa sigurie, 4 prej tyre janë për oficerë të policisë. Nga 4 oficerët, 3 prej tyre janë arrestuar, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

LEXONI EDHE: SPAK, AMP dhe Policia e Shtetit po zhvillojnë operacion të përbashkët! Raportohet për disa të arrestuar
Një prej të arrestuarve është Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Himarë, i cili akuzohet për kultivim kanabisi, pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar, shpërdorim detyre dhe veprime të tjera të kryera nga organizata kriminale.

Po ashtu, është arrestuar edhe Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes, i cili përballet me akuzat e të njëjtave vepra penale, si dhe për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë publikë.

Erdit Hazizaj është ish-oficeri i arrestuar, i cili ishte larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet për trafik droge, kultivim bimësh narkotike, dhe përfshirje në grupe kriminale.

Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për “trafikim narkotikësh”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Shpërdorim detyre”.

Hetimet e SPAK kanë nisur prej kohësh për këta efektivë, pasi janë zbuluar lidhjet e tyre me bandat kriminale nëpërmjet aplikacioneve të koduara si Sky Ecc, ku rezulton se ata ishin të përfshirë në veprimtari kriminale që lidhen me narkotikët dhe më gjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme