Ndihma e Shpejtë në Shkup punon me kapacitete jo të plota

Gazetare: Linda Ebibi

Qendra e Ndihmës së Shpejtë e cila e para u përgjigjet thirrjeve të qytetarëve për problemet e tyre shëndetësore po përballet me mungesë të theksuar të personelit mjekësor. Momentalisht Ndihma e Shpejtë në Shkup punon me pesë ekipe, ndërsa ka nevojë minimumi edhe për 30 ekipe të tjera. Vetëm këtë javë ka pasur rreth 400 intervenime.

“Kemi nevojë për ekipe, një ekip i ndihmës së shpejtë përbëhet nga mjek, infermierë dhe shoferë. D.m.th gjithsej nevojiten 30, minimumi po them 30 ekipe, kjo nënkupton 90 punësime, që ta kemi minimumin në ditë të kemi më së paku 10 ekipe. Besoj se nëse kemi 10 ekipe për qytetin e Shkupit, duke pasur parasysh se qyteti jonë është i mbingarkuar me popullatë duhet që të kemi më tepër ekipe që të ju përgjigjemi të gjitha thirrjeve”, tha Rihad Rexhepi, mjek në ndihmën e shpejtë.

Mungesa e kuadrit mjekësor detyron Ndihmën e Shpejtë që të bëjë selektim të thirrjeve, ndërsa të punësuarit detyrohen të mbajnë ndërrime shtesë.

“Janë të mbingarkuar janë të stërlodhur ekipet, punojnë vazhdimisht me një ose asnjë ditë pa pushim, përveç ndërrimeve të rregullta që i kanë, kanë edhe tre deri në katër ndërrime shtesë. Kjo ndikon në shëndetin fizik dhe në atë psikik, pastaj normal që personeli mjekësor merr pushim mjekësor”, tha Rihad Rexhepi, mjek në ndihmën e shpejtë.
Problem tjetër me të cilin përballet kuadri i Ndihmës së Shpejtë është edhe pranimi i pacientëve në spitale, që do të thotë kur dërgojnë pacientë në spital me orë të tëra ekipi i tyre bllokohet në klinikë. Nga Qendra e ndihmës së shpejtë thonë se nuk kanë kushte të mjaftueshme për punë, dhe se janë lënë në harresë. Ndërsa bëjnë apel për mirëkuptim nga ana e qytetarëve, si dhe i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që gjatë punësimeve të paralajmëruara në shëndetësi, sektori i tyre të jetë prioritet./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme