Qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta do të na shoqërojë në pjesën më të madhe të ditëve, për javën që presim përpara.
Reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe prezente vetëm në jug të vendit, ditën e hënë, ndërsa nga dita e martë e në vijim do të kemi mot të qëndrueshëm, me diell dhe rritje të ndjeshme të temperaturave në orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare deri 8m/s, dhe valëzimi në detet Adriatik e Jon, i ulët i forcës 1-2ballë.