U ekstradua nga Madridi për kultivim kanabisi, GJKKO konfirmon masën e sigurisë për 30 vjeçarin

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për 30 vjeçarin i cili u ekstradua nga Madridi, pasi akuzohet për kultivim dhe prodhim kanabisi në një serë pranë banesës së tij në Shkodëer.


Bëhet fjalë për shtetasin F.Gj., 30 vjeç, lindur në Koplik, i cili akuzohet se kultivoi bimën narkotike në një serë në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ngjarja daton që në tetor të vitit 2022, kur blutë i zbuluan serën me narkotikë në afërsi të banesës së të riut.

LEXONI EDHE: I akuzuar për kultivimin e 87 kg kanabis, ekstradohet nga Madridi 30 vjeçari
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 28.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të personit të arrestuar Fabion Gjoni”, baza ligjore neni 248 i K.Pr.Penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 248, 228, 229, 230, 244, 232/dh, dhe 238 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 27, datë 02.03.2025 vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të hetuarit Fabion Gjoni, i biri i Zef dhe i Antonjeta, i datëlindjes 13.07.1995 (08.04.1991), lindur në **** dhe banues në ****, me gjendje civile beqar (në bashkëjetesë), me gjendje gjyqësore i padënuar më parë, me kombësi e shtetësi
shqiptare, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar përkatësisht nga neni 283 paragrafi i dytë, 284 paragrafi i dytë të Kodit Penal, e caktuar me vendimin me nr. 535, datë 20.09.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit tëPërgjithshëm, Shkodër.

2. Urdhërohet policia gjyqësore ta dërgojë në një institut paraburgimi të përshtatshëm për moshën e tij.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 (pesë) ditëve duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme