Policia gjermane ka bërë me dije se ditën e hënë është vetëdorëzuar tek autoritetet motra e boksierit të vrarë Besar Nimani. Gruaja 33-vjeçare ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë pasi dyshohet se ishte një nga autorët e sulmit në një gjykatë gjermane ndaj familjarëve të të dyshuarit kryesor për vrasjen e vëllait të saj.
”Një grua 33-vjeçare nga Bielefeld, e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti, është vetëdorëzuar në policinë e Bielefeldit mbrëmjen e 28 shkurtit 2025, e shoqëruar nga avokati i saj”. Sipas policisë, e dyshuara nuk e ka pranuar fajësinë dhe tashmë është dërguar në një qendër paraburgimit. Në fund policia njoftoi se katër personat e plagosur në këtë ngjarje janë në gjendje të qëndrueshme.
Aktakuza e Prokurorisë së këtij vendi, thotë se dy burra dyshohet se vendosën nën një kurth viktimën Besar Namani më 9 mars 2024 dhe sipas një plani qëlluan me 16 plumba viktimën para një dyqani në zonën pedonale të Bielefeld. 38-vjeçari kishte parkuar makinën afër dhe ishte nisur në këmbë drejt vendit të ngjarjes, ku ai ka vdekur nga plagët e marra. Shkaku i krimit është ende i paqartë.