Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, vihet në pranga shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne (3 mars) në Durrës, ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet.


Ngjarja u regjistruar në rrugën Manzë-Kthesa e Ariut, ndërsa policia thotë se ka arrestuar shoferin e makinës, shtetasin me iniciale M.H.

“Në segmentin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut, një automjet me drejtues shtetasin M. H, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. A, rreth 65 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H”, njoftoi policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme