Vajza e mitur u largua nga banesa dhe nuk u kthye më, shpallet në kërkim 16 vjeçarja

Një vajzë e mitur, e moshës 16 vjeç, është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më.


Ngjarja ka ndodhur që prej dy ditësh më parë (2 mars 2025), në fshatin Bregas, kur dhe adoleshentja është larguar nga shtëpia.

Shqetësimi pranë autoriteteve blu u ngrit nga vëllai i saj, S.H., 22 vjeç, i cili ka denoncuar largimin e së motrës.

Sakaq, blutë kanë nisur punën për gjetjen e së miturës.

“Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi S. H., 22 vjeç, banues në fshatin Bregas, se më datë 02.03.2025, është larguar nga banesa, motra e tij, 16 vjeçe. Po punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje”, njofton policia

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme