PL në koalicion me PD, Tedi Blushi shpjegon: Ilir Meta kërkoi me insistim të ishte në listën e hapur, por ja pse u mor vendimi të ishte në listën e mbyllur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se Partia e Lirisë është forcë e dytë opozitare dhe e treta në vend dhe ndaj ka katër vende në listën e koalicionit me PD.


I ftuar në emisionin “Open” në Neës24, ai shpjegoi se Ilir Meta kishte kërkuar të ishte në listën e hapur për zgjedhje, por forumet e partisë vendosën që të jetë në një listë të mbyllur.

Blushi u shpreh se nëse Meta nuk do ishte rrëmbyer, situata do të kishte qenë ndryshe për Partinë e Lirisë.

“Partia e Lirisë është forca e dytë opozitare në vend dhe e treta në vend. Presidenti Meta ka kërkuar me insistim që të jetë në listën e hapur. Ka qenë propozim i PL, që në kushtet kur presidenti është në izolim ekstrem, kjo do të vështirësonte situatën.

Forumet e partisë vendosën që Meta të jetë në listën e mbyllur. Presidenti i Partisë së Lirisë është prej 4 muajsh në izolim ekstrem. Nëse nuk do ishte rrëmbyer, do ishim në tjetër situatë”, tha Blushi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme