Inter ka gati super goditjen për repartin e mbrojtjes.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin ideal për repartin e mbrojtjes.
Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e Jean Claire Todibo nga West Ham.
Todibo u transferua te West Ham verën që lam pas, por nuk ka arritur të ambientohet në Premier League dhe zikaltrit synojnë huazimin e francezit me opsion blerjeje.