Plagoset një 26 vjeçar në Prizren – sekuestrohen tre armë zjarri

Një person është plagosur me armë zjarri pas mesnate rreth orës 01:50 në rrugën “Durrësi “ në Prizren.

Deri te plagosja sipas policisë ka ardhur pas një fjalosje një i dyshuari (Z.T. 31 vjeçar ) ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të viktimës (Y.G 26 vjeçar).

Viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit, ndërsa polica posa e ka marr informatën kanë shkruan në drejtim të vendit të ngjarjes.

“Me kohë janë njoftuar edhe Sektori i Hetimeve të stacionit dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe kanë mbledh provat dhe dëshmitë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bënë të ditur se i dyshuari është vetëdorëzuar dhe ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47.

“Viktima gjindet në trajtim mjekësor, gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jete, kurse të dyshuarit tjerë janë në kërkim”, ka njoftuar policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: Pushkë automatike me numër serik AK -47 , 2 Karikatorë, 7 fishek te kalibrit te panjohur dhe 1 gëzhojë.

I dyshuari është intervistuar ë prezencën e avokatit, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si “Vrasje në tentative “ dhe “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme