Seanca gjyqësore për Mario Përlleshajn, vrasësin e dyshuar të 14-vjeçarit, Martin Cani është shtyrë.
Nëna e viktimës në një deklaratë për media nuk komentoi çfarë ndodhi brenda sallës së gjyqit, por theksoi se do të luftojë deri në fund që të dalë e vërteta e vrasjes së djalit të saj.
Ajo u shpreh se Martin Cani humbi jetën në mënyrë tragjike dhe në rrethana të mirëmenduara.
Florina Cani kërkoi që seancat ndaj 14-vjeçartin Mario Përlleshaj të zhvillohen me dyer të hapura në mënyrë që djali i saj të bëhet shembull për të mos ndodhur më tragjedi të tilla në familje të tjera.
“Do të luftoj deri në fund, fëmija im humbi jetë në mënyrë tragjike në rrethana të menduara. Do të këmbëngul të dalë e drejta.
Seanca të bëhet e hapur, s’kemi çfarë mbajmë sekret. Seanca të zhvillohet me dyer të hapura, fëmija im të bëhet shembull për të tjerët, që kjo tragjedi të mos ndodh në familjet e tjera”, tha ajo.