Inaugurohet shkolla “Angela Merkel” në Kamëz, Manastirliu: 30 milionë euro financim nga qeveria për projektet e bashkive

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, inspektuan sot ecurinë e punimeve në shkollën e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz.


MANASTIRLIU

Gjatë inspektimit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nënvizoi rëndësinë e këtij investimi për t’iu siguruar nxënësve kushte të denja për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre.

Shkolla “Angela Merkel” i shtohet 18 institucioneve të reja arsimore të Bashkisë Kamëz, e cila do të hapë dyert në shtator të këtij viti, me 38 klasa, 10 laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreative për 1,300 nxënës dhe duke eleminuar turnet e dyta në shkollat ekzistuese “Hillary Clinton” dhe “100-vjetori”.

Ky investim prej 6.5 milionë euro, është pjesë e startegjisë së qeverisë shqiptare me mbështetjen e qeverisë gjermane për modernizimin e infrastrukturës arsimore.

“Kjo është një shkollë me standarde europiane. Janë 19 shkolla të reja në 4 vite në Kamëz. Në shtator hapëm 40 shkolla të reja dhe të rindërtuara në të gjithë vendin, ndërkohë që tashmë kemi mbyllur fazën e aplikimit për projekte, për rreth 30 milion euro për të gjitha bashkitë për rehabilitimin dhe rindërtimin e shkollave”, tha Manastirliu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme