Një defekt teknik në një mjet të parkuar pas magazinave në afërsi të stacionit të trenit në Lushnje ka shkaktuar zjarr.
Si pasojë e djegies së automjetit zjarri u përhap në fasadën e një magazine me materiale ndërtimi. Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e repartit zjarrfikës të bashkisë Lushnje që e ka vënë nën kontroll zjarrin dhe nuk e ka lejuar të precipitojë.
Bashkë me zjarrfikësit kanë mbërritur dhe uniformat blu të komisariatit të Lushnjës që po dokumentojnë ngjarjen. Sipas të dhënave nga drejtuesit e repartit të zjarrfikësve, defekti teknik në mjet ka shkaktuar zjarr, i cili nëse nuk do të ishte vënë nën kontroll mund të shkaktonte tragjedi pasi ndodhet në zonë industriale dhe ka shumë magazina si të materialeve të ndërtimit ashtu edhe mobilieri e të tjera.