EMRI/ Kamioni përplaset me motorin në autostradën Lezhë-Shkodër, ndërron jetë një person

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme (10 mars), pranë kryqëzimit të Dajçit, në autostradën Lezhë-Shkodër.


Raportohet se një kamion është përplasur me një motor, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit gjatë rrugës për në spital.

Viktima mësohet të jetë Arben Tanushi, 51 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme