“Mazuti”, 13 personat ndaj të cilëve policia dorëzoi padi penale dyshohet se kanë fituar mbi 160 milion euro

Gazetar: Suad Bajrami

Rreth 10 miliardë denarë apo mbi 160 milionë euro besohet të jetë shuma financiare e pompuar nga furnizimi dhe shpërndarja e mazutit, për çka policia dorëzoi padi penale ndaj kundër 13 personave. Jozyrtarisht bëhet fjalë për rrjet të ekspozuar importuesish, të cilët në mënyrë ilegale kanë shpërndarë derivate me origjinë dhe cilësi të dyshimtë, përmes marrëveshjeve fiktive, të huamarrjeve dhe shërbimeve të ndërmjetësimit.

Sipas hulumtimit të IRL-së, një pjesë të mazutit që RKM e ka furnizuar në vitin 2023 është blerë nga një kompani në Bosnje, për të cilën paraprakisht IRL ka hulumtuar dhe ka konstatuar se kompania ka shitur vaj të ndotur i cili ka përfunduar për ngrohjen e spitaleve në Maqedoni. Inspektorët vendor, më pas kanë kryer kontrolle dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për vaj toksik, dhe jo për mazut.

Sipas hulumtimit, Ratko Kapushevski edhe dy herë tjera është kapur duke manipuluar me mazut, rrejshëm të deklaruar. Pas kësaj, Komisioni Rregullator ia mori licencën RKM-së në vitin 2021, po më pas ia riktheu pasi i ka larguar mangësitë.

Në nëntor të vitit 2021 me qëllim të rritjes së prodhimit të energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike, Qeveria është pajtuar ta hapë termoelektranën e Negotinës, e cila kishte qenë e mbyllur për 13 vite. TEC Negotinë, do të duhej të prodhohet rrymë me qëllim të uljes së çmimit të rrymës elektrike gjatë kohës së krizës energjetike. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një deklaratë për IRL ka pranuar se po bëhet në llogari të mjedisit jetësor.

Për këtë, EMV ka hapur dy tenderë për furnizim të 188 tonë mazut në vlerë prej 112 milionë eurosh. Ideja ka qenë që paratë e fituara nga rryma e prodhuar me mazut, të shfrytëzohen nga ESM për furnizim shtesë të mazutit. Tenderët, i ka fituar pikërisht kompania e Ratko Kapushevskit.

Objekt hetimi i Prokurorisë, krahas shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pastrimit të parave, është edhe cilësia e mazutit të furnizuar, që si lëndë djegëse shpesh përmban nivele të larta të sulfurit, metaleve të rënda ose komponimeve të tjera të dëmshme që mund të çojnë në ndotje serioze të ajrit dhe tokës dhe rrjedhimisht rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme