Apeli i GJKKO shtyu seancën e vendimit për Erion Veliaj, Klodiana Lala zbulon provat e reja që rëndojnë pozitën e kryebashkiakut të Tiranës

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar më shumë lidhur me seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin apeli i GJKKO -së do të jap ditën e nesërme (12 mars, ora 12:30), vendimin e saj.


E ftuar në emisionin “Open” në News 24, Lala u shpreh se të dhënat e reja që SPAK disponon kanë të bëjnë me kontrata të lidhura në mënyrë fiktive nga kompania e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, në të cilat përfshihet Erion Veliaj.

Sipas të dhënave të reja, Veliaj ka përfituar nga faturat fiktive të kompanisë së Ajola Xoxës.

Klodinana Lala: Fillimisht foli njëri nga dy avokatët e Veliajt, ai kërkoi shfuqizim të plotë të masës, sipas tij nuk ekzistonte asnjë rrezik që Veliaj të largohet jashtë vendit, sipas tij nuk ishte asnjë rrezik nga ana e Veliajt që të shkatërronte provat. Garanci pasurore në vlerën 50 mln euro të vjetra. Kur përfunduan avokatët ishin prokurorët për të dhënë deklaratat e tyre.

Dumani 1 orë e 30 minuta ka këmbëngulur që Veliaj të qëndronte në të njëjtën masë sigurisë, se sipas SPAK ka prova dhe edhe prova të reja që e rëndojnë pozitën e Veliajt. Seanca ishte shumë e gjatë. Provat e reja janë vënë në dispozicion vetëm avokatëve të Veliajt. Të dhënat e reja janë kryesisht kontrata të lidhura nga kompanitë e zonjës Ajola Xoxa, konsiderohen kontrata të lidhura në mënyrë fiktive dhe më pas të shoqëruara me transaksione bankare fiktive që mendohet që e shtojnë edhe më shumë skemën e pastrimit të parave.

Veliaj implikohet në këtë skemë jo vetëm se është bashkëshorti i Xoxës por ka përfituar përmes saj edhe për shkak të funksionit që ka patur si kryetar i bashkisë. Ka patur po ashtu të dhëna që kanë të bëjnë me fatura të sekuestruara në kompanitë e Ajola Xoxës por po ashtu të arra nga institucione të treta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme