Rama: Saimir Tahirin e shkarkova sepse …

I ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar për herë të parë arsyet e vërteta e largimit nga detyra e 4 ministrave të qeverisë së tij, mes të cilëve edhe atë të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas Ramës, largimi i Tahirit ka ardhur për shkak të zgjedhjeve të 18 Qershorit, që sipas tij kërkojnë një angazhim të madh dhe ku prezenca e Tahirit është e nevojshme për PS-në.

Pjesë nga debati: 

Përse e shkarkuat Tahirin?

Saimir Tahiri nuk është shkarkuar si Ministër i Brendshëm, por është liruar nga një detyrë që kërkon një angazhim shumë të madh për të marrë një angazhim që kërkon shumë të madh. Ai duhet të shkojë derë më derë për të treguar se çfarë reformash bëmë ne.

Përse e ndryshuat ju kontratën me popullin duke e liruar 2 muaj para zgjedhjeve, dhe kur kërkohet të shkarkohet nga opozita?

Saimir Tahiri nuk është shkarkuar për shkak të akuzave të opozitës. Ai është ministri më i akuzuar. Se kërkon kush shkarkimin e Saimir Tahirit. Ata që kanë dalë në bulevard kërkojnë qeveri teknike. Unë besoj fort që ky është momenti që ne të fokusohemi tek 18 Qershori. Të fokusohemi tek njerëzit dhe të shkojmë të flasim tek ta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme