Do të mbyllet “TikTok” më 13 mars, zbardhen shkresat e AKEP! Ja veprimet që do të merren për bllokimin e aplikacionit

Platforma e rrjeteve sociale “TikTok” do të mbyllet për përdoruesit në Shqipëri nesër më datë 13 Mars.


Në shkresën e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare thuhet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka kërkuar nga kompanitë e internetit marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin “TikTok” dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar.

“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme: 1. Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë. 2. Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë. 3. Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë. 4. Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë. Në shkresën e AKSK-së citohet baza ligjore (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151 datë 6.3.2025) dhe listën e të gjitha IP-ve dhe domaineve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit. Bazuar në germën ç), të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe germës e), pika 1, të nenit 9, si dhe pikës 9 të Aneksit E, të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK. Për sa më lart, ju përcjellim shkresën e AKSK-së dhe kërkojmë nga secili sipërmarrës (ISP), konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025″.

Shkresa e AKEP 

Shkresa e AKSK per mbyllje IP dhe domaine te TikTok 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme