MPB ka njoftuar se me 11 mars 2025, në orën 15:50, në DPB Gostivar është raportuar për një aksident trafiku në rrugën lokale Gostivar – Gradec. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një makine “Opel Meriva” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga H.H. (58) nga Negotina, dhe një makine “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga I.S. (35) nga fshati Debresht, Gostivar.
Në aksident, I.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Urgjente të Gostivarit, sipas informacionit nga policia.
Një ekip hetues i Sektorit të Policisë në Gostivar ka kryer një inspektim në vendin e ngjarjes.