Drejtori i Onkologjisë: Në 10 vitet e fundit në Kosovë, dominon kanceri i gjirit

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, tha se në 10-vjeçarin e fundit në Kosovë dominon kanceri i gjirit.

Kurtishi tha se në vitin 2014 janë identifikuar 467 persona me kancer gjiri nga të dyja gjinitë.

“Gati dhjetë vitet e fundit dominon kanceri i gjirit në Kosovë tek femrat dhe është numri më i madh meqënëse edhe në vitin 2024 kemi indentifiku rreth 467 persona me kancer gjiri nga ata katër meshkuj dhe në krahasim me vitin 2023 kur kemi regjistru rreth 450 pacientë me kancer gjiri. Pra është sëmundja dominante në total në të dy gjinitë…. tek meshkujt dominon kanceri i mushkërive dhe për fatin tonë të keq është një sëmundje e cila gjithmonë diagnostifikohet vonë dhe gjithmonë është në stadin e avancuar 3-4 dhe shumica nga këta pacientë edhe nuk përfitojnë nga trajtimet e tjera përpos trajtimit onkologjik që është medikamentoz ose me rrezatim, nuk përfityojnë nga intervenimet kirurgjike dhe kjo e bën sëmundjen shumë më të veçantë dhe shumë më të rëndë në trajtim” tha Kurtishi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme