Asmir Jahoski mbetet në arrest shtëpie pavarësisht se dyshohet për pastrim e 1.1 milion eurove në tenderin për mazut

Gazetar: Suad Bajrami

Pronari i kompanisë RKM, Ratko Kapushevski, ish drejtori komercial në EMV, Ardian Muça dhe Erxhan Sullkoski përfunduan në paraburgim 30-ditor në lidhje me furnizimin e mazutit për TEC Negotinë, me të cilin është dëmtuar buxheti i shtetit për 167.5 milionë euro.

Gjykata Penale e Shkupit, mbrëmë njoftoi se për Asmir Jahoskin, pronar i kompanisë Pucko Petrol, prokurori i çështjes është pajtuar ta ndryshojë propozimin për caktimin e masës së paraburgimit efektiv, me paraburgim shtëpiak, e cila është pranuar nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Për 7 të dyshuar tjerë, gjykatësi pranoi propozimin e prokurorit për të caktuar masa kujdesi, derisa njëri ndodhet në paraburgim për shkak rastit aditivit, ndërsa ish drejtori gjeneral i EMV-së, Vasko Kovaçevski është në arrati.

Sipas prokurorisë, biznesmenë e tregtarë të derivateve në bashkëpunim dhe të ndihmuar nga drejtorë e të punësuar në Elektranat e Maqedonisë, duke manipuluar procedurën e tenderimit për furnizim me mazut, kanë favorizuar kompaninë e Kapushevskit – RKM. Kompania, edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet ka dorëzuar dokumente të rrejshme dhe ka fituar tenderët, edhe pse në procedurë nuk janë respektuar parimet e proporcionalitetit, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe jodiskriminimit të operatorëve ekonomik.

“Në periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2023 dy të dyshuar në cilësinë e themeluesve dhe drejtuesve të personit juridik përgjegjës penal me vetëdije duke i shkelur dispozitat për thirrje publike për furnizim të mazutit për nevojat e TEC Negotinë kanë dorëzuar dokumentacion të pavërtetë. Me qëllim që ta manipulojnë marrëveshjen nuk i kanë shlyer obligimet dhe i kanë shkelur rregullat duke realizuar dobi të përmasave të mëdha për personin juridik dhe në dëm të buxhetit në vlerë të përgjithshme prej 10.3 miliardë denarë ose rreth 167.5 milionë euro”, njoftojnë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas organit të akuzës, mjetet e përfituara në mënyrë të paligjshme, në periudhën prej dhjetorit 2021 deri në prill 2023, të dyshuarit i kanë lëshuar në qarkullim me qëllim që të fshihet prejardhja. Me një pjesë të parave, sipas prokurorisë kanë blerë vetura luksoze, ndërkaq të tjerat i kanë transferuar në banka të ndryshme, dhe më pas i kanë tërhequr në kesh.

Të dyshuarit ngarkohen për veprat penale Keqpërdorim të procedurës së tenderimit, por edhe për dhe pastrim parash. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme