Qeveria me plan për ta transformuar FSK-në në vjeshtë.
Qeveria e Kosovës, në heshtje, i ka dhënë goditje iniciativës së presidentit Hashim Thaçi për transformimin e Forcës së Sigurisë (FSK) nëpërmjet ligjit.
Ajo është përcaktuar që transformimi të bëhet duke ndryshuar Kushtetutën, shkruan sot Koha Ditore.
Vendimi është marrë, të premten, pak ditë pasi kreu i shtetit ka iniciuar një Projektligj, me të cilin synohet që FSK-ja të marrë mandatin prej ushtrie.
Pasi është proceduar në Kuvend, Projektligji i është përcjellë Qeverisë për mendim. Mendimi nuk është dhënë deri tash.