Palestinezët në Gaza gatuajnë ushqim në zjarr nga druri për shkak të krizës së karburantit dhe gazit

Si pasojë e krizës së karburantit dhe gazit në Rripin e Gazës, që erdhi si pasojë e masës së fundit të Izraelit për të forcuar bllokadën në enklavë, palestinezët po përpiqen të ngrohen dhe të përgatisin ushqimet në zjarret nga druri, raporton Anadolu.

Pas mbylljes së pikës kufitare Kerem Shalom, palestinezët u detyruan të kërkojnë zgjidhje alternative dhe shitja e druve të zjarrit në Gaza është rritur për gatim dhe ngrohje.

Për shkak të mbylljes së pikës kufitare, përkatësisht kryqëzimit të dy pjesëve kufitare, midis Gazës me Izraelin dhe midis Gazës me Egjiptin, kriza e karburantit dhe gazit, si dhe mungesa e energjisë elektrike, që shkaktojnë edhe mungesë të ushqimit dhe ujit, situata në Gaza dita-ditës po përkeqësohet.

Duke bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare, Izraeli po zbaton një politikë “sistematike dhe të qëllimshme” të urisë kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Të paktën 48.500 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, në luftën brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Sulmet u ndërprenë në bazë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve, e cila hyri në fuqi në muajin janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJNP) lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme