Përfaqësuesi i ‘London School of Economics’ (LSE), Rob Inglesen, ka treguar rëndësinë e bashkëpunimit mes Universitetit Luarasi dhe një institucioni të njohur ndërkombëtar si LSE, duke siguruar studentëve shqiptarë mundësi për një arsim të nivelit të lartë, ndërkohë që ndjekin një program akademik të nivelit lokal.
Inglesen theksoi se programet që do të ofrohen janë të jashtëzakonshme, duke përfshirë kurrikulat e LSE, me një fokus në fusha të kërkuara si Data Science, Menaxhim Biznesi dhe Financa.
“Këto programe janë të njohura jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për dizajnin e kurrikulave, dhe të gjithë studentët do të kenë akses në kurrikulën e LSE,” tha Inglesen.
Në lidhje me cilësinë akademike, ai theksoi se LSE ka përzgjedhur Universitetin Luarasi, pasi përmbush standardet më të larta akademike.
“Ka qenë një rrugë e gjatë për të vlerësuar shkollat.Ne kemi një proces të gjatë vetingu dhe vlerësimi të pjesës akademike, të gjithë elementëve që do u ofron studentëve. Ne ofrojmë kurrikulën, por universiteti ofron pjesën kryesore që është të mësuarit”, tha ai, ndërsa nënvizoi se këto diploma janë të njohura ndërkombëtarish.
Përfaqësuesi i LSE, Rob Inglesen: Programet ekspertizën e të dy universiteteve, Luarasit dhe një Universiteti ndërkombëtar si LSA. Do të keni një edukim të nivelit lokal, por me një qasje të një niveli botëror. Këto tre programe janë shumë popullorë në nivel kombëtare dhe në botë ashtu si dhe në LSE. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme në lidhje me kurrikulën, dizajnin e saj. Të gjithë studentët do kenë akses në krrikulën e LSE.
Ne jemi një nga Universitet më famshëm në botë, dhe kemi një gamë të gjerë programesh sociale. Është një mundës e jashtëzakonshme që të zgjerohen programet më tej.
Ka qenë një rrugë e gjatë për të vlerësuar shkollat.Ne kemi një proces të gjatë vetingu dhe vlerësimi të pjesës akademike, të gjithë elementëve që do u ofron studentëve. Ne ofrojmë kurrikulën, por universiteti ofron pjesën kryesore që është të mësuarit.
E rëndësishme për Universitetin është që këto janë diploma të nivelit global, të ofruara në të gjithë kontinentet. Janë diploma që njihen ndërkombëtarisht dhe në të gjithë rrjetin e Londrës dhe të gjithë institucionet.