Në katërvjetorin e nënshkrimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, BDI-ja kritikon goditjet që, sipas tyre, po merr tani ligji por edhe Marrëveshja e Ohrit. Nga atje thonë se “…shpirtrat anti-Ohër janë zgjuar sërish për të goditur aty ku zinxhiri është më i brishtë, aty ku mund të shkaktojnë më shumë përçarje – në çështjen e gjuhës, simbolin më të madh të barazisë dhe harmonisë ndëretnike. Përpjekjet për të vënë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e këtij ligji nuk janë asgjë tjetër veçse një sulm ndaj vetë themeleve të bashkëjetesës dhe orientimit euro-atlantik të vendit”, thonë nga BDI duke shtuar se çdo tentativë për të kontestuar ligjin e gjuhës është një tentativë për të kontestuar Marrëveshjen e Ohrit dhe vetë rendin kushtetues të Maqedonisë së Veriut. /Alsat.mk