Zëvendës ministri i Drejtësisë Alen Dereban në një intervistë për Alsat duke komentuar zhvillimet e fundit për propozim shkarkimin e kryeprokurorin publik Lupço Kocevskin, tha se nuk presin që Këshilli i Prokurorëve të jap mendim pozitiv për shkarkimin e kryeporokurorit, megjithatë thotë se mendimi i tyre nuk është i domosdoshëm për shkarkimin e tij. Ai tha se është e qartë se Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve Publik është i partizuar, dhe se ata janë shkaktarët kryesorë për gjendjen në gjyqësor.

“E dimë se si është përbërja në Këshillin e Prokurorëve, nuk presim të japin mendim pozitiv, të prononcohen pozitivisht ndaj propozimit, megjithatë sipas Ligjit për Prokurorin Publik, mendimi i tyre nuk është i obligueshëm për vendimin. Qeveria propozimin për shkarkimin bashkë me mendimin e tyre e dërgon në Kuvend, dhe Kuvendi duhet ti shqyrtojë argumentet e propozimit për shkarkim”, deklaroi Alen Dereban, Zv/ministër i Drejtësisë. /Alsat.mk