UEJL/ Shpallet konkursi për rektorin e ri

Është shpallur konkursi për rektorin e ri të Universitetit të Evropës Juglindore. UEJL është Universitet privat-publik me rreth 4000 studentë, shkruan Alsat.

Mandati i rektorit aktual Abdulmenaf Bexheti përfundon në gusht të këtij viti. Siç njoftojnë nga ky institucion procedura do të realizohet në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Statutin e Universitetit.

Rektori është shefi ekzekutiv i Universitetit, i cili udhëheq ekipin menaxhues dhe i raporton Bordit të Universitetit, të përbërë nga anëtarë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, i cili është edhe organi i emërimit.  Mandati i emërimit është tre vjet, duke filluar nga 1 shtatori i vitit 2025. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme