Gjërat që duhet t’i fshini menjëherë nga Facebook-u

Mbrojtja e privatësisë për përdoruesit e Facebook-ut është prioriteti kryesor, disa informacione do të bënit mirë që të mos i linit në profil: si adresa e shtëpisë apo shkolla që keni ndjekur.

Këto janë disa nga informacionet që duhet të fshini sa më parë nga rrjeti social.

Ditëlindja është një detaj i rëndësishëm rreth një individi, ashtu si emri dhe adresa e shtëpisë, me anë të së cilave njerëzit mund të aksesojnë më lehtë llogarinë tuaj bankare dhe detaje personale.

Numri i telefonit – Rasti më i mirë është që t’ju marrë në telefon një admirues/e, ndërsa ai më i keq, është që t’ju përndjekin.

Pjesa më e madhe e “miqve” tuaj Profesori i Psikologjisë në Oxford, Robin Dunbar, përllogarit se njerëzit mund të mbajnë rreth 150 marrëdhënie të qëndrueshme. Pasi vëzhgoi 3375 përdorues të Facebook, Dunbar zbuloi se pjesa më e madhe e miqve ishin thjeshtë për numër. Ndaj, mbani sa më pak miq në rrjetin social, me të cilët mund të keni një bashkëveprim të shëndetshëm.

Fotografi të fëmijëve/pjesëtarëve të vegjël të familjes – Bëjini vetes këtë pyetje: Çfarë lloj informacioni do të donin fëmijët të shihnin rreth vetes në internet në të ardhmen? Brezat e mëparshëm nuk kishin nevojë ta mendonin këtë, por me zhvillimin e internetit dhe rrjeteve sociale, kjo po kthehet në një pyetje të rëndësishme.

Shkolla që ndjekin të vegjlit – Sipas një raporti britanik, numri i ngacmimeve seksuale është rritur përgjatë vitit të fundit. Ndaj, gjëja e fundit që do të donit është që t’i jepnit njerëzve të tillë informacion se në cilën shkollë shkojnë fëmijët tuaj.

Vendndodhja – Shërbimi i vendndodhjes ofrohet në telefonat Android dhe iPhone.

Në 2015-ën TechCrunch raportoi se mbi 500 milionë përdorues futeshin në Facebook vetëm nëpërmjet telefonit, që do të thotë se i njëjti numër ka potencialin për të ndarë vendndodhjen në internet dhe kushdo që dëshiron t’ju bëjë keq e ka të lehtë t’ju gjejë.

Shefin tuaj – Kjo është klasike. Facebook është rrjet social dhe përdoret kryesisht për t’u relaksuar dhe për t’u shprehur lirshëm. Por shefi juaj mund të shohë gjithçka, ndoshta edhe gjëra që nuk duhet.

Mos bëni tag vendndodhjen tuaj – Njerëzit e harrojnë që të bërit “tag” vendndodhjen kur janë në shtëpi zbulon adresën e tyre.

Kur dhe ku do të shkoni me pushime – Sipas faqes “This is Money”, ata që grabiten gjatë kohës që janë me pushime mund të mos përfitojnë nga siguracioni nëse kanë postuar në rrjete sociale planet për pushime.

Statusi i lidhjes – Nëse doni të festoni një lidhje të re, mos e bëni këtë në Facebook. Lidhja mund të mos funksionojë dhe ndryshimi i statusit nga “në një lidhje” në “single” do t’ju bëjë të ndiheni më keq seç duhet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme