Kocevski: Është formuar një ekip i veçantë i prokurorisë, hetimi do të jetë i shpejtë dhe thelbësorë

Është formuar një ekip i veçantë i prokurorisë që do të punojë në rastin e diskotekës së djegur në Koçan, kështu deklaroi në një konferencë për media prokurori i shtetit Ljupço Kocevski.

Ai informoi se në ekip janë pesë prokurorë dhe një menaxher, dy prokurorë nga Koçani, dy nga Shkupi dhe një prokuror nga Shtipi.

Kocevski nuk zbuloi detaje nëse janë përcaktuar shkaqet fillestare të zjarrit, as nuk tregoi se sa të dyshuar janë marrë në pyetje deri më tani. Ai nuk informoi se çfarë lloj urdhrash janë lëshuar dhe çfarë veprimesh hetimore janë ndërmarrë, për shembull, nëse janë shqyrtuar video materiale.

Prokurori i shtetit njoftoi për më shumë informacione gjatë ditës dhe premtoi një hetim të shpejtë dhe të plotë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme