Maqedonia e Veriut është gdhirë me lajmin ndër më të kobshmit në historinë e saj – 59 të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në klubin e natës “Plus” në Koçan, transmeton TV21.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, megjithatë TV21 mësoi se klubi i natës vitin e fundit kishte punuar pa licencë dhe si pasojë pronari i saj është arrestuar.
Të rinjtë humbën jetën teksa po argëtoheshin me muzikë live, ndërkaq nga videot e siguruara nga momenti i shpërthimit, vërehet se si zjarri ka shpërthyer në pjesën e sipërme të platosë, ku po digjeni disa fishekzjarre.
Ndërkaq 148 persona janë shtruar nëpër spitale pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën humbën 59 persona pasi shpërtheu zjarri në objekt, shkruan TV21. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 18 janë në gjendje kritike.