Një ditë pas tragjedisë që tronditi gjithë vendin por edhe botën

Maqedonia është në zi, një ditë pas tragjedisë që tronditi gjithë vendin por edhe botën. Qytetarët e Koçanit janë të trishtuar por edhe mllefosur nga incidenti i rëndë që mori jetën e fëmijëve, vëllezërve, motrave, më të dashurve të tyre. Kreu i Komunës së Koçanit dha dorëheqje për shkak të tragjedisë së rëndë. Ai dje gjatë gjithë ditës nuk doli as me deklaratë, nuk u pa as në vendin e ngjarjes dhe nuk ishte i qasshëm për mediat. Autoritetet shëndetësore vijojnë përpjekjet maksimale për t’ua dhënë trajtimin më të mirë të mundshëm të të lënduarve. Tashmë të gjithë janë transferuar në Klinikat e Shkupit, ndërsa rastet më të rënda vijojnë të dërgohen në vendet fqinje por edhe ato evropiane. Autoritetet e rendit nga ana tjetër vijojnë aktivitetet për të zbardhur plotësisht rastin dhe nxjerrë personat e përgjegjshëm para drejtësisë.  Deri më tani mbi 20 persona janë ftuar në bisedë në stacionet policore lidhur me përgjegjësinë e mundshme për tragjedinë, si në aspektin e organizimit të ngjarjes, funksionimit të biznesit me licenca të falsifikuara por edhe mosveprimit të institucioneve kompetente. Prokuroria deri në këtë moment ka ngritur procedurë për gjithsej 11 persona. Për 8 prej tyre është dorëzuar propozim për paraburgim të përkohshëm ndërsa 3 të tjerë janë të hospitalizuar dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Procedura do të vazhdojë pasi t’u përmirësohet gjendja. Që në mëngjes vijojnë seancat gjyqësore në Koçan në lidhje me propozimet e prokurorisë për paraburgim. Brenda ditës gjykata duhet t’i miratojë vendimet, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të hetimit

Televizioni Alsat edhe sot do të vijojë të sjell informacionet e fundit nga vendi i ngjarjes, klinikat dhe spitalet ku trajtohen pacientët dhe institucionet e tjera. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme