Tragjedia në Koçan, specialistët paralajmërojnë për pasojat e arsenikut dhe toksinat nga zjarret

Pas tragjedisë në Koçan, ku një diskotekë u përfshi nga flakët duke shkaktuar 59 viktima dhe mbi 155 të  lënduar, specialistët e mjekësisë së punës kanë ngritur shqetësime mbi ndikimin e helmeve dhe substancave toksike të çliruara nga djegia e materialeve ndërtimore, shkruan Alsat.

Kadri Kadrija, specialist i mjekësisë së punës, gjatë një interviste në emisionin Ditë e Re, theksoi se një nga problemet kryesore ka qenë përdorimi i materialeve ndërtimore të ndaluara, si pllakat e azbestit, të cilat sipas ligjeve ndërkombëtare dhe vendore nuk duhet të përdoren për shkak të rrezikut për shëndetin publik.

“Sa i përket rastit konkret problemi është qoftë në pullazim e objektit të diskotekës, që pllakat e asbestit të parapara me ligjet ndërkombëtare por edhe ligjet nacionale kanë të paraparë mospëdrorimin e pllakave të azbestit, në të njëjtën kohë edhe struktura e brendshme e objektit qoftë tavani apo orenditë brenda varësisht prej prodhimeve të cilat janë në atë ndërtim ato kanë mundësi me shfaqjen e zjarrit, këto produkte lëshojnë edhe toksinet e veta, qoftë azbesti i pullazit apo edhe struktura e brendshme e prodhimeve me përbërje hidrokarbonike lëshojnë toksine të cilat në rrugët e frymëmarrjes besoj se kanë pasur ndikim të lartë, jo vetëm pjesa e djegjes por edhe helmet kanë rënduar shëndetin e të gjithë të pranishmive në objekt”, tha Kadrija.

Ai gjithashtu foli për arsenikun, një element kimik me përdorim industrial, i cili, kur kombinohet me përbërës të tjerë si acidin arsenik dhe anhidridin e acidit, mund të ketë efekte të rënda toksike në organizëm.

“Arseniku përdoret në industrinë e ngjyrave dhe luleve artificiale, por në organizëm ka veprime shumë të rënda toksike” shtoi ai.

Ekspertët paralajmërojnë se ekspozimi ndaj këtyre substancave jo vetëm që mund të ketë pasoja të menjëhershme, por edhe efekte afatgjata në shëndetin e të mbijetuarve dhe ekipeve të shpëtimit. Autoritetet pritet të kryejnë hetime të mëtejshme mbi materialet e përdorura në ndërtimin e diskotekës dhe ndikimin e tyre në tragjedinë e ndodhur./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme