Me aeroplan C-27 të Forcave Ajrore Greke edhe katër persona të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçan do të transferohen sonte vonë nga Shkupi në Athinë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Sipas informacioneve të MIA-s, bëhet fjalë për katër persona me djegie të cilët do të shtrohen në spitalin ushtarak në Athinë. Avioni ushtarak është nisur nga Athina rreth orës 22:30 me orën lokale për në Shkup dhe pas marrjes së të plagosurve do të kthehet menjëherë në aeroportin ushtarak të kryeqytetit grek.
Në të njëjtën mënyrë, mbrëmë janë transferuar tre persona, të cilët ndodhen në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 dhe, siç njoftoi MPB-ja, janë në gjendje relativisht të mirë dhe janë të rinj të moshës 22 deri në 24 vjeç, të cilët kanë pësuar djegie nga zjarri.
Me katër të plagosurit që do të mbërrijnë në Athinë gjatë natës, numri total i të shtruarve në Greqi do të jetë 12, pesë në Selanik (tre në spitalin Papanikolaou, dy në spitalin ushtarak 424) dhe shtatë në spitalet ushtarake të Athinës.