Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari përmes një postimi në Facebook derisa ka komentuar vdekjen e një të riua nga Kumanova ka theksuar se ka urdhëruar një ekip ekpertësh që të gjykoj faktet dhe sipas tij nëse vërtetohen parregullsi ose lëshime mjekësore, do të kërkoj nga organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin Rreptësisht!
“Në këto orë të trishta për të gjithë ne, një lajm i tmerrshëm më erdhi nga Kumanova.
Një djalit të ri, i është ndërprerë jeta në kulmin e saj.
32 vjeçari quhej Vedat Ademi.
Jam në front të tragjedisë së Koçanit dhe zemra më është copëtuar këto ditë dhe kjo e Vedatit ishte një goditje tjetër…
I shpreh ngushëllimet e mia familjes!
Ndjej dhimbjen e babës së tij, që e ka çuar djalin me këmbët e veta në spital!
Kuptoj revoltën e tij ndaj mjekut që dyshon se ka bërë lëshim mjekësor!
Kam urdhëruar një ekip ekpertësh nga Ministria e shëndetësisë që të gjykoj faktet dhe nëse kjo vërtetohet, kërkoj me insistim nga organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin Rreptësisht!
Pa asnjë lëshim sepse gabimet po na marrin më të shtrenjtët tanë…”, shkruan Taravari.
Dje gjatë ditës është raportuar se vdekja e 32-vjeçarit nga Kumanova, ka ardh si pasojë5 e alergjisë që ka pësuar nga një medikament që i është dhënë në spital, ku familjarët akuzojnë mjekët për këtë gjë. /Alsat.mk