Taravari: Sot, tre ose katër pacientë do të lëshohen në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari informoi se sot është transporti i fundit i pacientëve që do të trajtohen jashtë vendit, që nga tragjedia në Koçan. Siç ka treguar ai, sot në orën 11:30 do të transferohen në Suedi dy pacientë dhe pas mesditës tre pacientë të tjerë. Ai vuri në dukje se në ditët në vijim mund të pritet kthimi i pacientëve të caktuar që po trajtohen jashtë vendit.

“Lajmi i mirë që duam ta ndajmë me ju është se kaluan 72 orë dhe nuk kemi asnjë viktimë nga ata që e mbijetuan tragjedinë në Koçan…Transporti i fundit i pacientëve është sot. Nuk do të ketë më trajtim për pacientët jashtë vendit, madje mund të presim që disa të kthehen në ditët në vijim. Sot ka vetëm një për Suedi dhe ja ku përfundojmë. Nuk ka më nevojë që pacientë të tjerë të trajtohen jashtë vendit”, deklaroi Taravari duke shtuar se gjatë ditës së sotme, tre ose katër pacient do të lëshohen në shtëpi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme