Një 58 vjeçar nga Kumanova, pronar i një kabareje, është arrestuar në kuadër të kontrolleve të paralajmëruara policore në klube të natës dhe kabare, në gjithë territorin e vendit. Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, 58 vjeçari T.V nga Kumanova, pronar i kabaresë, është kapur duke nxjerrë nga makina e tij aparate kundër zjarrit dhe duke i futur në objekt. Menjëherë më pas, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll në objekt me çka kanë gjetur dhe kanë konfiskuar mjete piroteknike. Personi është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, ndërsa me prezencë të avokatit, me të është realizuar bisedë zyrtare, ndërsa është dhënë vendim për ndalesë për punë, informojnë nga MPB. Siç njoftuan një ditë më parë nga Qeveria në një aksion gjithëpërfshirës në të gjithë vendit ku është konstatuar se shumë objekte gastronomike, klube të natës, diskoteka e kabare nuk plotësojnë kushtet për punë. /Alsat.mk