Iu gjet arsenal armësh, aktakuzë ndaj të dyshuarit në Leposaviq

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Leposaviq, kundër të pandehurit R.M për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria njofton opinionin se i pandehuri R.M., më 31 tetor 2024, në fshatin Soqanicë të komunës Leposaviq, me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armë pa leje të organit kompetent – pushkë të gjuetisë dhe 16 fishekë të armës së gjuetisë.

Ndërsa, të pandehurit në shtëpi i janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjysmë-automatike, një  pushkë automatike, një pushkë ajrore, një gaz maskë ushtarake, pesë thika të ndryshme, dy kapela të policisë serbe, 20 fishekë të vendosura në fotrolle ushtarake, 90 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një  palë dylbi të pushkës, një bajonetë pushke, një shufër metalike të policisë, 87 të pushkës së gjuetisë dhe një radiolidhje.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme